Home Lajme Botë Jo armë, Izraeli do ta ndihmojë Ukrainën të zhvillojë sistemin e alarmit të mbrojtjes ajrore

Jo armë, Izraeli do ta ndihmojë Ukrainën të zhvillojë sistemin e alarmit të mbrojtjes ajrore

0
Jo armë, Izraeli do ta ndihmojë Ukrainën të zhvillojë sistemin e alarmit të mbrojtjes ajrore
epa10134623 Israeli Defense Minister and leader of the State Camp Party Benny Gantz during a press conference at the Israel Democracy Institute in Jerusalem, Israel, 23 August 2022. Israel Legislative elections will be held on 01 November 2022. EPA-EFE/ABIR SULTAN

Izraeli do të ndihmojë Ukrainën të zhvillojë një sistem alarmi të mbrojtjes ajrore, njoftoi të mërkurën Ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz, por vendi nuk planifikon të furnizojë me armë Ukrainën shkruan CNN.

“Ne u kemi dërguar një kërkesë ukrainasve në lidhje me nevojat e tyre për sistemet e alarmit të mbrojtjes ajrore. Sapo të marrim këtë informacion, do të jemi në gjendje të ndihmojmë në zhvillimin e një sistemi që shpëton jetë”, tha Gantz.

Por Gantz shtoi se ndërsa “Izraeli mbështet dhe është pranë Ukrainës, NATO-a dhe Perëndimit”, dhe do të vazhdojë të dërgojë pajisje humanitare dhe mbrojtëse, Izraeli nuk do të furnizojë me armë Ukrainën.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën brenda kufizimeve tona, siç kemi bërë në të kaluarën”, shtoi ai.

Deklaratat e Gantz vijnë disa ditë pasi Dmitry Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë dhe ish-presidenti rus, paralajmëroi Izraelin kundër furnizimit me armë në Ukrainë.

Paralajmërimi i Medvedev dukej se ishte në përgjigje të një postimi në Twitter të një ministri të qeverisë izraelite, i cili tha se ka ardhur koha që Izraeli të ofrojë “ndihmë ushtarake” për Ukrainën pasi Rusia filloi të përdorte armë të prodhuara nga Irani.

Exit mobile version