![PSG fiton lehtësisht kundër Ajaccio, shkëlqejnë Leo Messi dhe Mbappe PSG fiton lehtësisht kundër Ajaccio, shkëlqejnë Leo Messi dhe Mbappe](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/10/kylian-mbappe-psg-v-maccabi-haifa-ucl-2022.jpg)
Paris Saint Germain ka fituar ndeshjen ndaj Ajaccio.
Parisienët fituan lehtësisht në udhëtim te Ajaccio, me rezultat 3:0.
Në këtë takim shkëlqyen Leo Messi, (pasi shënoi dhe asistoi dy herë) dhe Kylian Mbappe (pasi shënoi dy gola dhe dhuroi një asistim).
Po rridhte minuta e 24` kur pas një topi të mirë të dhënë nga ylli argjentinas, Messi shënoi Kylian Mbappe.
PSG ishin kërkues të dyfishimit të rezultatit, por në pjesën e parë nuk arritën.
45 minutat e tjerë ishin tejet të mira për kampionin në fuqi.
Në minutën e 79` Leo Messi shfaqi magjinë e tij, duke realizuar një gol të bukur për PSG-në.
Por, argjentinasi nuk u ndalë me aq, pasi asistoi sërish për Mbappen.
Në minutën e 82` ylli francez realizoi sërish, pas asistimit të dytë nga Messi.
Kështu PSG merr tri pikët me vetë në shtëpi duke vulosur edhe më shumë vendin e parë me 32 pikë, kurse Ajaccio ka vetëm tetë në vendin e 18.