Home Lajme Botë Boris Johnson, i gatshëm për të marrë sërish detyrën e kryeministrit të Britanisë

Boris Johnson, i gatshëm për të marrë sërish detyrën e kryeministrit të Britanisë

0
Boris Johnson, i gatshëm për të marrë sërish detyrën e kryeministrit të Britanisë

Një aleat i Boris Johnson ka thënë se ish-kryeministri do të kandidojë në garën për kryeministër të Britanisë së Madhe.

Sir James Duddridge i tha korrespondentit kryesor politik të Sky, Jon Craig se Johnson tha se ishte “i gatshëm” dhe “Unë do ta bëj, Dudders!”.

Deputeti shtoi se Johnson aktualisht po kthehet në Mbretërinë e Bashkuar nga pushimet e tij në Karaibe, shkruan Skynewss.

Spekulimet janë rritur nëse ish-kryeministri do të ketë një tjetër detyrë në krye të Britanisë.

Ai është aktualisht një nga tre kandidatët kryesorë në garë dhe ka fituar mbështetjen e katër ministrave të kabinetit.

Për të pasur një shans për të marrë sërish detyrën, ai do të ketë nevojë për mbështetjen e 100 deputetëve konservatorë.

Exit mobile version