Home Lajme Prishtina e mbuluar nga mbeturinat e problemet e tjera, “kryetari i përjetimeve” Përparim Rama merret me “manifest”

Prishtina e mbuluar nga mbeturinat e problemet e tjera, “kryetari i përjetimeve” Përparim Rama merret me “manifest”

0
Prishtina e mbuluar nga mbeturinat e problemet e tjera, “kryetari i përjetimeve” Përparim Rama merret me “manifest”

Si kryeqytet, Prishtina padyshim se mbetet si lidhës në mes të gjitha qyteteve të vendit por edhe më larg.

Derisa qytetarët e Prishtinës po përballen me probleme kyçe e të drejtpërdrejta në jetën e tyre, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama po merret me artin dhe instilacionet.

“Prishtina e përjetimeve” e Ramës është shndërruar në qytetin e mbeturinave, të qenve endacakë dhe të veturave të parkuara vend e pavend.

Këto probleme të lartcekura janë vetëm disa prej çështjeve të pazgjidhura e me të cilat përballen qytetarët çdo ditë.

Derisa Rama s’ndalet së publikuari fotografi e video-incizime nga disa programe artistike që po pritet të zhvillohen në Prishtinë, nuk përmend fare faktin se mbeturinat e kanë bllokuar thuajse çdo rrugë në kryeqytet.

Mjafton të shihen disa pamje, e të kuptohet qartë se në çfarë niveli ka rënë qyteti për shkak të papërgjegjësive komunale.

Derisa mosmarrëveshjet në mes kompanisë “Pastrimi” dhe komunës janë duke vazhduar, këto mbeturina veçse po shtohen.

Ngjashëm po ndodhë edhe me qentë endacakë, të cilët janë të pranishëm e duke rrezikuar qytetarët thuajse çdo mëngjes e mbrëmje, transmeton lajmi.net.

E shumë vetura të parkuara në trotuare po e bëjnë të pamundur qarkullimin e këmbësorëve, teksa s’duhet harruar se probleme tjera të papërmendura vazhdojnë të jenë më të rëndësishme për qytetarët, se programet artistike komunale apo pikat e vetme me të cilat po merret kryetari Rama.

Exit mobile version