Home Lajme Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për viktimat në Seul të Koresë së Jugut

Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për viktimat në Seul të Koresë së Jugut

0
Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për viktimat në Seul të Koresë së Jugut

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur mbështetje për viktimat dhe të lënduarit në Seul të Koresë së Jugut, pas incidentit që u shkaktua në një organizim për festën e Halloween.

“E pikëlluar nga tragjedia që po ndodh në Seul. Mendimet tona janë me të dashurit e atyre që kanë vdekur dhe me njerëzit e Koresë së Jugut”, ka shkruar ajo.

Ajo ju ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.

“I urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe forcë për ekipet e emergjencës”, ka shkruar ajo në Twitter.

Sipas informacioneve të deritanishme, deri tani atje kanë vdekur 151 persona, ndërsa të lënduar janë 82.

Exit mobile version