Skuadrat e mëdha evropiane vazhdojnë sot ndeshjet e tyre në ligat përkatëse.
Në kuadër të La Liga kampioni spanjoll, Real Madridi luan në shtëpi ndaj Girona.
‘Mbretërit’ do ta kenë përball një skuadër që ndodhet në fundin e tabelës, dhe ekipet të tilla dinë të shkaktojnë probleme ndaj rivalëve si Reali.
Megjithatë, ‘Los Blancos’ luajnë për tri pikët në ‘Santiago Bernabeu’, me fillim nga ora 16:15.
Në Angli zhvillohen dy ndeshje interesante.
Arsenali pret Nottingham Forest, dhe kërkon vetëm fitoren në orën 15:00.
Manchester United gjithashtu luan në shtëpi, këtë xhiro është nikoqir i West Ham United, nga ora 17:15.
Në Serie A, kampioni në fuqi Milani i shkon Torinos.
‘Rossonerët’ luajnë në udhëtim për pikët e plota, me fillim nga ora 20:45.