Home Rozë Plot 6 milionë euro, “Prada” zgjedh si imazh të sajin Rita Orën

Plot 6 milionë euro, “Prada” zgjedh si imazh të sajin Rita Orën

0
Plot 6 milionë euro, “Prada” zgjedh si imazh të sajin Rita Orën

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka nënshkruar një marrëveshje në vlerë gjashtë milionë euro) për t’u bërë imazhi promovues i markës së famshme të modës, “Prada”.

Së fundmi, ajo u shfaq në Met Gala 2021, me një fustan të firmës italiane, ku tërhoqi shumë vëmendje.

Ndërkohë, një burim i afërt me këngëtaren tha për The Sun: “Shefat e modës mendojnë se Rita është e përshtatshme për të mbajtur markën e tyre në qendër të vëmendjes.

Ajo është një super yll global në botën e muzikës, filmit dhe televizionit. Pamja e Ritës është ikonë dhe ajo gjithmonë fiton”.

Ndërsa, sa i përket markave të njohura, 31-vjeccarja ka pasur më parë fushata të mëdha reklamuese me kompaninë kozmetike “Rimmel” dhe gjigantin e veshjeve sportive, “Adidas”.

Exit mobile version