Home Rozë Në pritje të fëmijës së tretë, këngëtarja e famshme rrëfen se ndihet e frikësuar

Në pritje të fëmijës së tretë, këngëtarja e famshme rrëfen se ndihet e frikësuar

0
Në pritje të fëmijës së tretë, këngëtarja e famshme rrëfen se ndihet e frikësuar

Britney Spears pranoi se ka frikë të sjellë në jetë fëmijën që po pret me partnerin e saj, Sam Asghari. Këngëtarja ndau në rrjete sociale një fotografi kur ishte shtatzënë me djalin e saj të madh, të cilin e mirëpriti në vitin 2006 me ish bashkëshortin, Kevin Federline.

Këngëtarja ka dhe një tjetër djalë me ish burrin e saj Kevin. Krahas fotos ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur, ylli i muzikës pop shprehu frikën për të mirëpritur fëmijën e saj në Amerikë, një vend që e mbajti atë nën kujdestari për 13 vjet.

“Po, kam frikë të kem një fëmijë në këtë botë, veçanërisht në Amerikë ku bënë 4 dokumentarë për mua dhe duke treguar historinë time! Megjithatë… kjo ndihmoi në përfundimin e kujdestarisë. Unë nuk mendoj se kam parë ndonjëherë kaq shumë dokumentarë për dikë, përveç nëse ai ka vdekur!”, tha ajo.

Exit mobile version