Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Dren Kukaj ka thënë se kanë informacione se ndaj Dardan Molliqaj s’ka pasur urdhërarrest, shkruan Gazeta Express.
Ai tha se fletarresti nuk i është paraqitur Molliqaj as në momentin e arrestimit e as në stacionin policor.
“Jo që nuk e kemi ditur por nga ajo qe e dimë deri më tash, nuk është që ka pasur ndonjë fletarrestim të lëshuar për arrestimin e tij. Ai nuk i është paraqitur as në momentin e arrestimit e as në stacionin policor”, ka thënë ai në emisionin “Frontal” në T7.
Më tutje Kukaj se nuk e kanë pritur arrestimin e Molliqaj.
“Për faktin që atë ditë nuk janë ndërmarrë veprime, jemi në situatë ku janë ndërmarr veprime pastaj dhe këto duhet të bëhen në përputhje me Kodin e Procedurës Penale”, ka thënë ai.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj është arrestuar mbrëmë në oborrin e Televizionit 7, pasi ishte duke shkuar në debat në emisionin “Pressing”.
Videon e emisionit mund ta shikoni KËTU.