Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, i është kundërpërgjigjur avokatit Gashi me dy pyetje publike.
Teksa sot Prokuroria Themelore e Prishtinës konfirmoi se ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Molliqajt, Natyra Kuçi e pyet avokatin se sa duhet të mbahet në paraburgim dikush që shqelmon lypësin në shesh ose rrah gruan në shtëpi?
Ndryshe, avokati Tomë Gashi mbrëmë e ka quajtur klloshar kreun e PSD-së, Dardan Molliqaj, pas arrestimit, raporton Scanner.
“Arrestohet klloshari për sulm ndaj policisë”, ka shkruar avokati mbrëmë në profilin e tij në Facebook.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10224340271046699&id=1602277070