Home Ballina PDK propozon debat parlamentar për grevën, Tahiri: Kryeneçësia e Kurtit po i bën dëm arsimit dhe nxënësve

PDK propozon debat parlamentar për grevën, Tahiri: Kryeneçësia e Kurtit po i bën dëm arsimit dhe nxënësve

0
PDK propozon debat parlamentar për grevën, Tahiri: Kryeneçësia e Kurtit po i bën dëm arsimit dhe nxënësve

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar debat parlamentar rreth grevave.

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar debat parlamentar rreth grevave.

Pas mbledhjes së Kryesisë, ai tha se kryeneçësia e kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë, po i bën dëm të madh arsimit dhe nxënësve në Kosovë.

“Kjo është java e tretë që do të duhej të fillonte mësimi dhe si rezultat i një kryeneçësie i një kryeministri dhe nga qeveria, pra mungesë të një dialogu social me sindikatat, kemi ardh në një situatë ku greva po vazhdon dhe ata që po humbin janë fëmijët tanë. Kjo kryeneçësi po i bën dëm të madh arsimit dhe nxënësve në vendin tonë. Shpresojmë që deri të enjten të gjendet një zgjidhje dhe të kthehen mësimdhënësit në punën e tyre, nxënësit në banka shkollore dhe të fillojë mësimi”, tha Tahiri, njofton Klankosova.tv.

Exit mobile version