Home Lajme “Lan hesapet” edhe me Gjykatën e Durrësit, Ballist Morina përfundimisht i lirë

“Lan hesapet” edhe me Gjykatën e Durrësit, Ballist Morina përfundimisht i lirë

0
“Lan hesapet” edhe me Gjykatën e Durrësit, Ballist Morina përfundimisht i lirë

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë të lirë Ismail Morinën, i njohur si Ballist Morina. Ky i fundit ishte nën hetim në gjendje të lirë, por u arrestua për llogari të drejtësisë në Durrës.

Morina u kap nga policia e Kukësit, pasi rezultonte se nuk kishte shlyer 5 muaj burg për armëmbajtje pa leje. Ballist Morina u bë i njohur pasi ngriti dronin me flamurin shqiptar në Beograd, në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Akuza që rëndonte ndaj Morinës ishte ajo e armëmbajtjes pa leje, për të cilën ai është arrestuar në Durrës, në vitin 2015.

Exit mobile version