Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar pas takimit me delegacionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Osmani ka thënë se janë të vendosur që të forcojnë edhe më tej marrëdhëniet politike, ushtarake dhe ekonomike.
Postimi i plotë:
Jam krenare për intensifikimin e bashkëpunimit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi të vendosur për t`i forcuar mëtej marrëdhëniet tona politike, ushtarake dhe ekonomike, prandaj sot pata nderin ta mirëpres në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë, të udhëhequr nga znj. Elizabeth Sherwood-Randall, këshilltare e Presidentit Biden.
Marrëdhëniet me SHBA-të janë ekzistenciale dhe strategjike! 🇽🇰 🇺🇸