Home Ballina Kurti: Nuk do t’i pengojmë serbët të votojnë më 3 prill – Kemi nevojë për paqe, incidentet nuk do i gjeni në mesin tonë

Kurti: Nuk do t’i pengojmë serbët të votojnë më 3 prill – Kemi nevojë për paqe, incidentet nuk do i gjeni në mesin tonë

0
Kurti: Nuk do t’i pengojmë serbët të votojnë më 3 prill – Kemi nevojë për paqe, incidentet nuk do i gjeni në mesin tonë

Kryeministëri Albin Kurti është pyetur sot për zgjedhjet e 3 prillit, që Serbia po synon t’i mbajë edhe në Kosovë.

‘’S’kemi folur për zgjedhjet e 3 prillit me kancelarin austriak. Duam të respektohet Kushtetuta, ligji dhe rezoluta e 15 janarit të këtij viti dhe nuk duam t’ia pengojmë pamundësojmë qytetarëve të Kosovës, me pasaportë të Serbisë të drejtën e votës. Mund të ketë ndokush që do destabilizim , incidente mirëpo këtë nuk do ta gjeni në radhët e popullit të Kosovës dhe institucioneve tona’’, tha ai.

‘’Jemi në kontakt me BE e QUINT. Por edhe me SHBA dhe besojmë që nuk do të ketë kurrfarë problemesh.Ata që do të mund të tentojnë, nuk do të mund të kenë sukses. Kemi nevojë për paqe dhe dita e 3 prillit nuk besoj që do të jetë ndryshe, tha ai.

Exit mobile version