Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka quajtur historik vendimin e sotëm të NATO-së për të ftuar Suedinë dhe Finlandën t’i bashkohen aleancës më të fuqishme ushtarake në botë.
Osmani në Twitter ka thënë se me këtë po tregohet angazhimi i Aleancës Veri-Atlantike për paqe, siguri dhe stabilitet
“Vendimi historik i sotëm për të ftuar Suedinë dhe Finlandën të bashkohen në NATO thekson angazhimin e Aleancës për paqen, sigurinë dhe stabilitetin. Kosova aspiron t’i bashkohet familjes transatlantike për të përmbushur ambicien e popullit tonë për të mbrojtur liritë dhe vlerat tona të fituara me mund”, ka shkruar ajo.