Në qoftë se Qeveria nuk do ta marrë parasysh propozimin e PDK-së që procesi i Vettingut të kalojë në Kuvend, të njëjtit nuk do të jenë në gjendje të kontribuojnë. Kështu thotë, Përparim Gruda, koordinator i Departamentit për Drejtësi, në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së.
Sipas tij, në atë mënyrë nuk do të arriheshin rezultatet e duhura.
“Ne besojmë që nëse nuk realizohet përmes rrugës që propozojmë ne, përmes Kuvendit, nuk do të arrihen rezultatet e duhura dhe ne nuk jemi në gjendje të kontribuojmë në qoftë se nuk do të jetë kështu”, tha ai në “Ditari” në Tëvë 1.
Përfaqësues të PDK-së janë takuar sot me kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar lidhur me procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë. Ftesën e Kurtit e ka pranuar edhe AAK-ja, teksa LDK-ja e ka refuzuar.