Home Lajme Botë “Nuk dua ta vështirësoj më shumë situatën për ukrainasit,” Biden shmang Kievin gjatë udhëtimit në Evropë

“Nuk dua ta vështirësoj më shumë situatën për ukrainasit,” Biden shmang Kievin gjatë udhëtimit në Evropë

0
“Nuk dua ta vështirësoj më shumë situatën për ukrainasit,” Biden shmang Kievin gjatë udhëtimit në Evropë

Presidenti i SHBA Joe Biden tha të hënën se ai “nuk ka gjasa” të vizitojë Ukrainën kur të udhëtojë në Evropë këtë fundjavë. “Kjo varet,” tha Biden kur u pyet nëse planifikon të vizitojë Ukrainën, duke shtuar se ai nuk dëshiron “të shkaktojë më shumë vështirësi për ukrainasit”.

I pyetur përsëri nëse ai pritej që të udhëtonte drejt Ukrainës ndërsa ndodhej në Gjermani dhe Spanjë për samitet e G7 dhe NATO-s, Biden tha: “Në këtë udhëtim, nuk ka gjasa”.

Kujtojmë se Biden nuk e ka vizituar Ukrainën që kur vendi ka qenë nën pushtimin rus. Në vend të kësaj, ai ka dërguar Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA Lloyd Austin, si dhe zonjën e parë Jill Biden.

Në lidhje me faktin nëse ai ka besim se Ukraina do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, Biden u tha gazetarëve se mendon se ka “shumë gjasa” të ndodhë.

Exit mobile version