![Çfarë nënkuptoi logoja e mbledhjes së përbashkët të qeverive? Çfarë nënkuptoi logoja e mbledhjes së përbashkët të qeverive?](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/06/rama-logo-600x360-1.jpg)
Sot është mbajtur mbledhja e tetë e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Por, ajo që ra në sy ishte logoja e mbledhjes, e cila si thënie kishte “përgjithmonë të bashkuar” dhe shenjën e infinitit, apo pafundësisë.
Sipas ideatorëve, logoja përmbante shenjën e infinit që nënkuptonte, sipas tyre, thënien “përgjithmonë të bashkuar”, shqiponjën që nënkuptonte “dy shtete, një komb, një gjuhë” dhe numrin tetë me rastin e mbledhjes së tetë me radhë.