Artistja Selena Gomez dhe Nicola Peltz po shijojnë pushimet në Los Cabos, Meksikë. Nën praninë e tyre është edhe bashkëshorti i aktores Brooklyn Beckham.
Ky i fundit i kaloi Krishtlindjet me familjen e gruas së tij, në vend që të festonte me familjen e tij.
Artistja ka ndarë një foto ku shihen teksa shijojnë peizazhin e Meksikës mbi një jaht. Jo vetëm kaq por Gomez dhe Peltz kanë realizuar edhe një tatuazh të përbashkët.
Kjo miqësi e re e këngëtares vjen pas zënkës me ish-shoqen dhe donatoren e veshkave, Francia Raisa, vitin e kaluar në Nëntor. Këngëtarja u sëmur rëndë me lupus por arriti të shpëtonte falë aktit të aktores Raisa e cila i dhuroi veshkën e saj dhe të dyja u nënshtruan procesit të vështirë të transplantimit në vitin 2017.
Problemet e saj shëndetësore ajo i tregoi edhe në dokumentarin e saj, “My Mind & Me”, i publikuar në Nëntor, por asgjëkundi nuk përmendej shoqja që i dhuroi veshkën. Pikërisht një gjë e tillë solli edhe krisjen e miqësisë së dyshes.