Megjithatë, ky informacion është i rremë, sipas ESPN, duke cituar një burim në klubin saudit.
Lajmi për mundësinë e lëvizjes së Cristianos u mohua edhe nga trajneri i Newcastle , Eddie Howe, ku tha se: “Ne i urojmë Cristianos të gjitha më të mirat në përpjekjen e tij, por nga këndvështrimi ynë, kjo nuk është e vërtetë”.
Ronaldo u transferua te Al Nassr në fund të dhjetorit, duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2025.