Home Ballina “Një grua tentoi vetëvrasjen”, Balje kritikon Komisionin Qeveritar për njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës

“Një grua tentoi vetëvrasjen”, Balje kritikon Komisionin Qeveritar për njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës

0
“Një grua tentoi vetëvrasjen”, Balje kritikon Komisionin Qeveritar për njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Duda Balje ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me verifikimin e sutatusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ajo ka thënë se një gruaje i është mohuar statusi në mungesë të provave, kështu që sipas saj, e njëjta ka tentuar të vetëvritet disa herë.

Lidhur me verifikimin e njohjes së statusit, Balje i është drejtuar me një pyetje Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës.

Reagimi i saj i plotë:

Kam një pyetje për Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës.

Dua vetëm të kuptoj se si i verifikoni viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe mënyrën se si ne e ruajmë identitetin e tyre. Dilema ime është tek procesi dhe procedurat.

Ja si: një grua e gjashtë në radhë  në të njëjtën dhomë përdhunohet dhe keqtrajtohet nga të njëjtët përdhunues në të njëjtën kohë…dhe pesë gratë tjera janë dëshmitare për këtë grua…

Asaj i është refuzuar statusi për shkak të mungesës së provave…gruaja e refuzuar nga komisioni disa herë ka ti marrë vetës jetën, ka tentuar të vetvritet..

Ajo të vetmen rrugës sot për sot e ka ti drejtohet gjykatës për zgjidhjen e statusit të saj.

Thirrja për gjykim adresohet me emer dhe mbiemër në adresën ku jeton aty ajo humb mbrojtjën si viktimë e dhunës seksuale të identitetit të vet të mbrojtur…

Nga rreth 20.000 të dhunuara kemi të regjistruara dhe me status te njohur 1643 persona.

Ku është problemi!

Exit mobile version