![Akademik Bahtiri me kushëri ia ‘zënë derën’ Konjufcës, e bisedojnë çështjen e pagesës së rrymës Akademik Bahtiri me kushëri ia ‘zënë derën’ Konjufcës, e bisedojnë çështjen e pagesës së rrymës](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/02/Screenshot_20220214-175801_Facebook.jpg)
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ia ka “zënë derën” kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili e priti bashkë me deputetin Mefail Bajçinovci.
Fshatarët e Gushavcit biseduan me Konjufcën për problemin me KEDS-in, pasi këta të fundit i kërkuan ta paguajnë.
“Sot së bashku me përfaqêsuesit e lagjes Gushafc dhe Vinarc vizituam Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Z.Glauk Konjufca dhe deputetin e Kuvendit Z.Mefail Bajqinovci. Në takim biseduam për problemet e lagjeve veriore të banuara me shqiptarë, me theks të veçant diskutuam për problemin e rrymës dhe problemit të cilin e kemi me KEDS. Kryetari i Kuvendit ishte në mbështetje te kërkesave të banorëve të fshatrave Gushafc dhe Vinarc”, thonë faqja e fshatit.
Duhet kujtuar se Gushavci e Vinarci janë të vendosur në veri të Ibrit, mirëpo janë nën administrim të Komunës së Jugut.
KEDS-i u ka kërkuar vetëm këtyre fshatrave ta paguajnë rrymën, ndërkohë që fshatrat e tjera nuk do ta paguajnë.
Banorët kanë dalë kundër, dhe janë zotuar se nuk do ta paguajnë rrymën derisa ta paguajë i gjithë veriu.