Home Lajme Në vikend, Komuna e Prishtinës do ta testojë shndërrimin e unazës qendrore në qarkore njëkahëshe

Në vikend, Komuna e Prishtinës do ta testojë shndërrimin e unazës qendrore në qarkore njëkahëshe

0
Në vikend, Komuna e Prishtinës do ta testojë shndërrimin e unazës qendrore në qarkore njëkahëshe

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se, të shtunën dhe të dielën,  do ta testojnë shndërrimin e gjithë unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Në njoftim të lëshuar tregohet se cilat rrugë do të funksionojnë si një kahesh për dy ditë.

“Do të funksionojnë, gjatë kësaj fundjave, krejtësisht si rrugë njëkahëshe:

– Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës;

– Rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.;

– Rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE;

– Rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore;

– Rruga ‘Garibaldi’ deri te semaforët pranë Grandit;

– Rruga ‘George Bush’ deri te semaforët pranë Katedrales;

– Rruga ‘Eqrem Çabej’ deri te semaforët pranë ish-Menzës së Studentëve”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version