![Barack dhe Michelle Obama ndërpresin marrëveshjen me Spotify Barack dhe Michelle Obama ndërpresin marrëveshjen me Spotify](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/04/barack-michelle-obama-t.jpg)
Çifti i njohur, Barack dhe Michelle Obama kanë ndërprerë marrëveshjen shërbimit të transmetimit me Spotify. Ata janë në bisedime me partnerë të tjerë për të pritur podcastet e kompanisë së tyre të “Higher Ground”.
Familja Obama nënshkroi një kontratë me Spotify në vitin 2019, por ishin të pakënaqur me shërbimin e tyre. Madje, kishin pasur mosmarrëveshje mbi kontributin e Obamas, për të cilin Spotify thotë se do të shfaqej në çdo podcast.
Familja dëshironte t’i jepte podcast-it të tyre shtrirjen më të gjerë por kjo nuk ishte e mundur me Spotify.