![Në ditën e të dashuruarve, Dafina Zeqiri sjell klipin e këngës ‘Mos e lëndo’ Në ditën e të dashuruarve, Dafina Zeqiri sjell klipin e këngës ‘Mos e lëndo’](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/02/dafina.zeqiri_271822657_251579203784340_6645999591504565703_n-e1644241109148.jpg)
Dafina Zeqiri është këngëtarja që ka sjellur hite të padiskutueshme.
Në tetor të vitit që lam pas, Dafina lansoi albumin më të ri ‘Dafinë Moj’.
E disa nga këngët e lansuara Dafina i ka shoqëruar edhe me videoklip.
Një gjë e tillë pritet të ndodhë së shpejti.
‘Mos e lëndo’ është titulli i këngës që këngëtarja pritet ta lansojë me 14 shkurt, pikërisht në ditën e të dashuruarve, të shoqëruar me videoklip,
Këngëtarja ka ndarë pamje nga klipi ku edhe ka paralajmëruar për datën e lansimit.
‘Mos e lëndo, 14 shkurt, 12:30’, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e imazhit, në të cilin dukje e mrekullueshme.
Dafina pati njoftuar se ky projekt është i fundit që realizohet me klip nga albumi ‘Dafinë Moj’.