Home Rozë Kishte “çmendur komshinjtë” kur Donaldi puthi Borën, Trixa shprehet njëjtë për këtë ish banore të BBV

Kishte “çmendur komshinjtë” kur Donaldi puthi Borën, Trixa shprehet njëjtë për këtë ish banore të BBV

0
Kishte “çmendur komshinjtë” kur Donaldi puthi Borën, Trixa shprehet njëjtë për këtë ish banore të BBV

Beatrix Ramosaj tanimë po komentohet kudo në mediat rozë.

Pjesëmarrja e saj në Big Brother Vip u përcoll me shumë kureshtje, kritika e kryqëzime nga publiku për faktin se nisi lidhjen me Donaldin.

Lidhja e tyre bëri bujë mediatike pasi që Donaldi javë më parë kishte lënë pezull raportin e tij me Bora Zemanin me të cilin edhe shkëmbeu puthje gjatë takimit brenda Big Brother Vip.

Madje të gjithë u fokusuan edhe tek komenti i Beatrix Ramosajt e cila kishte shkruar me mjaft emocione se si e kishte përjetuar puthjen e tyre.

“Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh, me zemër në dorë dje, i çmenda komshinjtë duke bërtit, love you zemer”, kishte shkruar Trixa në foton e Borës nga spektakli ku prezantuesja u takua me Donaldin dhe shkëmbyen puthje.

E ftuar dje në Fan Club ajo ka folur për eksperiencën e saj në Big Brother, lidhjen me Donaldin dhe reagimet që mori.

Ajo po ashtu nuk e mohoi se u gëzua kur doli Egzona, e cila kalonte shumë kohë pranë Donaldit pasi Trixa doli nga BBV.

“Unë i çmenda komshinjtë kur doli Egzona”, u shpreh Beatrixa derisa ndjekësit menjëherë i kujtuan se koment të ngjashëm kishte bërë edhe për Borën e Donaldin.

Exit mobile version