Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka ndarë në facebook nga arkivi një foto të një shkrimi të papërfunduar në gazetën Rilindja, vitin 1989. Lajmi kishte të bëjë me arrestimin e zhytësit Ismail Kasumi.
“Një gjysmëfaqe A4, e shkruar me makinë shkrimi. një shkrim i papërfunduar, shkruante për arrestimin/paraburgosjen e Ismail Kasumit. Bëhej fjalë për 11 shkurtin e vitit 1989, në kohen kur demonstratat popullore të shqiptareve në Kosovë nuk reshtin kundër suprimimit të autonomisë se Kosovës ( qe kobshëm ndodhi 23 mars)”, shkruan Musliu.
Në vijim, Musliu tregon se Ismail Kasumin e kishin paraburgosur në vendin e punës.
“Ismail Kasumin e kishin paraburgosur në vendin e punës (Shkolla e Lartë Pedagogjike), gjersa të nesërmen ia kishin bastisur edhe shtëpinë e tij dhe të të dy vëllezërve te tij, Arifit e Hasanit.”, shton ai.
Po ashtu, Musliu tregon se sipas shkrimit të papërfunduar, pa e ditur autorin, thuhet se, gjatë bastisjes së shtëpisë, milicet e kishin sjellë edhe vet Ismailin, duke mos e lejuar komunikimin e tij me anëtarët e familjes.