Home Sport Arsenali fiton kundër Leeds United, vazhdon lidershipin në Premierligë

Arsenali fiton kundër Leeds United, vazhdon lidershipin në Premierligë

0
Arsenali  fiton kundër Leeds United, vazhdon lidershipin në Premierligë

Arsenali ka shënuar fitore më të vështirë se që është pritur kundër Leeds United në udhëtim.

“Topçinjtë” triumfuan 0-1 ndaj Leedsit në stadiumin “Elland Road”.

Bakayo Saka ishte heroi i londinezëve i cili realizoi golin e vetëm në minutën e 35-të.

Leeds United kishte mundësi të artë të barazonte në minutën e 64-të kur Bamford dështoi nga 11-metërshi.

Arsenali vazhdon të mbetet në pozitën e parë me 27 pikë. Leeds United ka nëntë pikë në vendin e 15-të.

Exit mobile version