Muharrem Maloku ka rrëfyer për “ZËRAT E LUFTËS”, prodhim i Gazetës Infokus, momentet kur i ishte vrarë djali i tij Jetoni dhe djali i vëllait të tij Mexhidi.
“I thash shuj se na vrasin shkijet, tha Bac pa shkue unë sen s’ka këtu, Jetoni më tha, liri tha s’ka. Megjidi tha pasha zoten edhe unë. Mas qatyne fjalëve ata janë vra”, ka rrëfyer për vrasjen e të birit dhe djalit të vëllait Megjidit, Muharrem Maloku nga Plloqica.
Muharrem Maloku kujton edhe momentet pas vrasjes se si ia kishin gjetur rrobat dhe orën e Jetonit, i cili pasi ishte plagosur, kishte shkuar zvarrë deri te përroi aty pranë ku edhe kishte vdekur pasi kishte pirë ujë, bashkë me Megjidin.
Nga familja Maloku e Plloqicës së Malishevës, gjatë luftës së fundit janë vrarë e masakruar 17 civilë të pafajshëm, vetëm se ishin shqiptarë e donin liri./Gazeta Infokus/