Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi ka thënë se zyrtarët policorë duhet që të suspendohen kur përdoren nga pushteti e jo kur kërkojnë kushte të dinjitetshme të punës.
Kjo pasi polici Amir Hoxha u suspendua për tri ditë pasi kritikoi për mospagesën e orëve shtesë dhe shujtave për zyrtarët policorë. Ndërkohë, ai përmes një postimi në “Facebook”, përmendi se deputetëve janë duke ju paguar shpenzimet për karburante.
“Suspendimi nuk guxon me ndodh kur policet kerkojne kushte te dinjitetshme te punes, as kur policet mendojne ndryshe politikisht. Policet duhet te suspendohen kur behen vegel e pushtetit (kur kapin protestues per fyti, kur arrestojne kamerman ne menyre mizore)”, ka shrkuar Kuçi në Facebook.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10224355570669180&id=1602277070