Home Ballina Molliqaj: Të shtunën do të protestojnë shumë qytetarë, ZRRE do ta tërheqë propozimin për shtrenjtimin e rrymës

Molliqaj: Të shtunën do të protestojnë shumë qytetarë, ZRRE do ta tërheqë propozimin për shtrenjtimin e rrymës

0
Molliqaj: Të shtunën do të protestojnë shumë qytetarë, ZRRE do ta tërheqë propozimin për shtrenjtimin e rrymës

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka paralajmëruar se një numër i madh i qytetarëve do të marrin pjesë në protestën e së shtunës, për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Molliqaj në një konferencë për media ka thënë se kjo do të bëjë që ZRRE të tërheq prapa rekomandimin të hënën e javës së ardhshme.

Kryetari i PSD-së theksoi se kërkesa e kësaj proteste është që propozimi i ZRRE-së të hidhet poshtë, teksa atë e ka cilësuar si propozim të Qeverisë së Kosovës.

“Kemi një propozim nga ZRRE-ja që nuk është i ZRRE-së por i Qeverisë, që është jo vetëm i papranueshëm dhe i padrejtë por ka shkaktuar edhe një irritim të paparë te qytetarët pasi është shumë i shtrenjtë. Kërkesa e kësaj proteste është që të hidhet poshtë ky propozim i ZRRE-së, sepse ky propozim në njërën anë i favorizon dhe i faktorizon ata të cilët kanë shumë, ndërsa i ndëshkon dhe u qet një barrë shumë të rëndë të tjerëve që janë shumica në këtë vend. Ne nesër ftojmë secilin qytetarët partitë opozitare, OJQ-të e kushdo qoftë tjetër që ndan bindje të njëjta me ne sepse jemi tërësisht të bindur se numri i madh i protestuesve nesër të hënën vendimin e ZRRE-së do ta kthejë mbrapa”, ka thënë Molliqaj.

Molliqaj ka paralajmëruar se nuk do të ndalen derisa ky vendim të mos jetë në fuqi.

“Ne nuk do të ndalemi, jo vetëm të shtunën, sepse përtej kësaj që ky vendim të mos jetë në fuqi sepse aq sa është skandaloz është edhe i padrejtë”, tha ai.

Më tutje, ai paralajmëroi se nuk do të ndalen dhe se aksione të tilla do të organizojnë edhe më tutje.

“Protesta do të jetë paqësore por sigurisht që do të kemi edhe aksione simbolike që do ta shprehin revoltën e qytetarëve kudo në Kosovë por edhe neve si PSD karshi këtyre zhvillime që kanë ndodhur, përkatësisht këtij propozimi të ZRRE-së”, tha ai. 

I pyetur se a do t’i bashkohen protestës partitë opozitare parlamentare, Molliqaj ka thënë se ka zhvilluar takime me përfaqësues të këtyre partive dhe se vetëm kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka konfirmuar pjesëmarrjen, derisa PDK-ja e LDK-ja kanë deklaruar se pajtohen me kërkesat e tyre kundër propozimit të ZRRE-së.

PSD-ja do të mbajë nesër një protestë nga ora 14:00. Ajo fillon në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë dhe mbaron tek objekti i Qeverisë së Kosovës.

“Aty do të mbahen edhe aktivitetet dhe fjalimet e protestës. Poashtu aty do të adresohen edhe arsyet e protestës”, tha Molliqaj.

Exit mobile version