Home Rozë “Mirëmëngjes vetëm Trixës” – Antigona dhe Albani mbështesin Beatrix pas asaj që ndodhi mbrëmë

“Mirëmëngjes vetëm Trixës” – Antigona dhe Albani mbështesin Beatrix pas asaj që ndodhi mbrëmë

0
“Mirëmëngjes vetëm Trixës” – Antigona dhe Albani mbështesin Beatrix pas asaj që ndodhi mbrëmë

Mbrëmjen e djeshme gjatë festës së “Big Brother VIP” , burime për Neës 31 konfirmuan se Donaldi dhe Beatrixa nuk komunikuan fare

Këngëtarja surprizoi të dashurin natën finale dhe gjithçka dukej në rregull, por pas daljes së Donaldit nga shtëpia rrjetet sociale kanë “folur” për një krisje të marrëdhënies.

Beatrix ka publikuar një video nga performanca e saj për aktorin, mirëpo ai as nuk i bëri “like”, as nuk e komentoi. Të njëjtën gjë bëri dhe Trixa në dy postimet e fundit të Donaldit. Pjesëmarrja nëpër festa e Donaldit pa Trixën përsëri ka lënë vend për dyshim.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm jemi zgjuar me frazën “Mirëmëngjes vetëm Beatrix”. Besoj e kujtoni frazën virale të Lori Hoxhës, një ditë pasi Bora Zemani hyri në Big Brother Vip, “Mirëmengjes vetëm Borës”.

Të njëjtën frazë kanë zgjedhur të përdorin mamaja dhe vëllai i këngëtares. Nuk është e qartë arsyeja se pse kanë zgjedhur pikërisht këtë frazë dhe as nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur konkretisht me çiftin. Së fundmi Alban Ramosaj ka hequr Donaldin nga Instagram-i.

Kujtojmë se Beatrix nuk shkoi në darkën e BBV që u organizua me ish-banorët, veprim për të cilin Donaldi u shpreh i zhgënjyer. Ndërsa kjo u komentua në ditët në vijim, aktori pohoi se “nuk i fliste më me gojë” nëse Beatrix kishte udhëtuar jashtë Shqipërisë. Kjo e fundit pati një hatërmbetje me të, pas batutave që u shkëmbyen mes Ermal Mamaqit dhe Salsano Rrapit

Exit mobile version