Home Ballina Abazi kërkon veprime nga institucionet e sigurisë, pasi Rusia filloi pushtimin e Ukrainës

Abazi kërkon veprime nga institucionet e sigurisë, pasi Rusia filloi pushtimin e Ukrainës

0

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazi ka reaguar pasi Rusia njohu si shtete të pavarura dy rajone në Ukrainë, Donetsk dhe Luhansk, dhe pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi futjen e trupave ruse në territorin e këtyre dy rajoneve, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se ky është një moment i krijuar në strategjinë e proklamuar nga Rusia si një rregull i ri i sigurisë në kontinentin e Evropës.

Përderisa veprimet konkrete të Rusisë në terren tanimë janë në nivelin e lëvizjes të trupave ushtarake dhe rrethimin e Ukrainës në pushtimin e plotë nën besimin se kjo është e drejtë historike e Rusisë që të unifikojë rusët e mëdhenj, të vegjël dhe bjellorusit, bota perëndimore po përgatitet për sanksione të reja ndaj Rusisë”, tha ai.

Sipas Abazit, nga sanksionet më së shumti e pësojnë qytetarët.

“Zakonisht qytetarët e rëndomtë janë ata që e pësojnë më së shumti prej sanksioneve, por si do të të jetë ne jemi një situatë kur pala ruse me një arsenal nuklear nuk është e lehtë që të merremi dhe të sigurojnë forma të lehta për ta zgjidhur këtë problem dhe kjo mendoj që është edhe qëndrimi i kujdesshëm i bashkësisë ndërkombëtare dhe perëndimor”, tha ai.

Deputeti i VV-së deklaroi se Rusia qëllimisht i ka ndërmarrë veprimet ndaj Ukrainës gjatë stinës së dimrit. Kjo pasi sipas tij Evropa është e varur nga gazi rus.

“Jo rastësisht kjo po ndodh në mes të dimrit sepse Evropa është e varur nga gazi rus dhe pasojat e një përplasje direkte me Rusinë do të ketë pasoja të paparashikueshme. E pritur është që efektet e para janë vërejtur në Kosovë por edhe në rajon sepse çmimet janë ngritur meqë jemi kaq të ndërvarur nga importi dhe kapacitetet tona janë në minimum”, tha ai.

Ai ka hedhur edhe shqetësimin për veprimet e Serbisë pas vendimit të Rusisë karshi Ukrainës.

Kjo pasi sipas Abazit, Serbia përdor taktikat e njëjta të kërcënimit sikurse Rusia.

“Duke pasur një fqinj si Serbia që poashtu përdor taktikat e njëjta të kërcënimit të integritetit territorial dhe e kopjon veprimet e Rusisë është e urgjente që institucionet e tona të sigurisë të mblidhen dhe të shqyrtojnë e monitorojnë me kujdes situatën me të cilën jemi duke u ballafaquar. Kërkesa ime  është që në këtë situatë delikate të jemi të bashkuar përballë një krize që mundet në mënyrë direkte dhe indirekte të na përcjellë neve dhe rajonin”, tha ai

Exit mobile version