Home Ballina Mërgimtari 20 vjeçar vdes nga i nxehti teksa po punonte në një serrë në Itali

Mërgimtari 20 vjeçar vdes nga i nxehti teksa po punonte në një serrë në Itali

0
Mërgimtari 20 vjeçar vdes nga i nxehti teksa po punonte në një serrë në Itali

Raportohet se një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali teksa punonte në një serë.

Mediat italiane shkruajnë se se i riu shqiptar ka gjetur vdekjen si pasojë e të nxehtit të madh teksa punonte, megjithatë pritet që autopsia të tregojë shkaqet e sakta të vdekjes.

Thuhet se i riu në ato momente ka pasur probleme me frymëmarrjen dhe i ka thënë të atit se nuk ndjehet mirë dhe që i mbahet fryma. Ai ka dalë jashtë serës për t’u ajrosur, madje ka ndezur kondicionerin e makinës për t’u freskuar.

Dyshohet se i ndjeri ka pirë edhe ujë shumë të ftohtë, çka mund të ketë sjellë ndryshim të menjëhershëm të temperaturës që mund të ketë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Ndërkohë që familjarët kanë shkuar pranë tij, pasi ishte vonuar, e kanë gjetur të vdekur. Policia ka nisur një hetim, ndërsa mësohet se i riu kishte pak ditë që ishte bashkuar me familjarët në Itali. /Albinfo.ch

Exit mobile version