Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përgëzuar futbollistët e Ballkanit të Suharekës, me rastin e kualifikimit në garat e mëtejme, duke e quajtur këtë të arritur të futbollistëve, historike, raporton Scanner.
“Historike! KF Ballkani bëhet ekipi i parë nga Kosova që kualifikohet në fazën e grupeve të një gare evropiane në futboll. Kualifikimi për në Ligën e Konferencës, të cilën aktualisht e mbretëron Roma e Mourinhos, është krenari për futbollin kosovar”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka uruar më tej me urimin nga zemra për futbollistët, trajnerët, udhëheqësit e klubit, Suharekën por edhe gjithë Kosovën, për këtë arritje të jashtëzakonshme.
“Garë të mbarë e të suksesshme në grupe. Ballkan – jemi të gjithë me ty!”, ka deklaruar Krasniqi./Scanner/
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=591811605650907&id=100044662171388