Home Ballina Memli Krasniqi kujton Komandant Kumanovën: Krenohemi me guximin dhe kontributin e tij për liri

Memli Krasniqi kujton Komandant Kumanovën: Krenohemi me guximin dhe kontributin e tij për liri

0
Memli Krasniqi kujton Komandant Kumanovën: Krenohemi me guximin dhe kontributin e tij për liri

Kryetari i Partisë Demokatike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Kleçkë në përvjetorin e 24-të të rënies së heroit të Kosovës, Ismet Jashari – Kumanova.

Krasniqi, në një postim në Facebook, është shprehur në Kleçkë prehen në paqen e përjetshme, të pavdekshmit e kombit, heronjtë dhe dëshmorët tanë.

“Komandant Kumanova i takonte radhëve të para të çlirimtarëve që kishin bërë betimin për lirinë e qytetarëve tanë. Sot, të lirë në Kosovën e idealit të Ismetit, përkujtojmë me krenari guximin dhe sakrificën e Komandant Kumanovës. Lavdi, përjetësisht, jetës dhe veprës heroike të Ismet Jasharit! Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!”, shkruan lideri i PDK-së.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=591551882343546&id=100044662171388&sfnsn=mo

Exit mobile version