![Berisha: Kur isha pjesë e Polonisë, refuzova të luaja kundër Shqipërisë Berisha: Kur isha pjesë e Polonisë, refuzova të luaja kundër Shqipërisë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/08/SSS-1-600x360-1.jpg)
Dardan Berisha e ka zbuluar një prapaskenë interesante të së kaluarës.
Basketbollisti më i mirë kosovar një kohë ishte pjesë e Kombëtares së Polonisë, ndërsa në një rast i ishte dashur të përballej me Kombëtaren shqiptare.
Dhe, ai e kishte marrë një vendim me zemër.
“Ka qenë viti 2010 më duket, ishin kualifikimet për në Kampionatin Evropian dhe në atë kohë unë kam luajtur për përfaqësuesen e Polonisë dhe e kemi pasur në grup Shqipërinë dhe kam refuzuar të luaj edhe në Shqipëri edhe në Poloni. Normal, ishte presioni atje pse nuk po luaj, edhe trajneri në atë kohë i përfaqësueses së Polonisë edhe federata e kanë kuptuar. Ndoshta tifozët jo aq shumë, por unë ashtu jam ndier dhe ashtu e vendosa”, deklaroi basketbollisti pejan në konferencë për shtyp sot.
Berisha luajti tek Peja në vitet e fundit, ndërsa së fundmi u rikthye tek Sigal Prishtina, ku kishte fituar gjithçka vite më parë.