Spanja është duke e menduar zëvendësuesin e Luis Enriques, nëse ky i fundit vendos të largohet nga kombëtarja.
Mediet iberike raportojnë se tashmë është pikëtuar një kandidat i mundshëm për të ardhur në stol te “Stuhia e Kuqe”.
Bëhet fjalë pikërisht për Roberto Martinezin i cili, pas dorëheqjes nga Belgjika, është i papunë.
Bagazhi profesional i Martinez është mjaftueshëm i “mbushur” për të marrë mbi supe një përvojë të tillë.
Siç dihet, i njëjti më herët trajnonte skuadra si Everton, Wigan e Swansea.
Gjithsesi, të paktën tash për tash, gjithçka është vetëm në nivel spekulimesh.