Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve R.I. dhe B.G. për veprën penale ‘ushtrimi i ndikimit’, sipas të cilit, të njëjtit janë dënuar me nga 20 muaj burgim dhe me gjobë prej 1 mijë euro.
Në një komunikatë për medie Gjykata Themelore ka dhënë edhe detajet si në vijim:
“I akuzuari R.I. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 20(njëzet) muaj burgim, të cilin dënim do ta vuan në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi si dhe dënim me gjobë në lartësi prej 1000 €, të cilin dënim duhet ta paguaj në afat prej 3 (tre) muajve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
I akuzuari B.G është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 20(njëzet) muaj burgim, të cilin dënim do ta vuan në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi si dhe dënim me gjobë në lartësi prej 1000 €, të cilin dënim duhet ta paguaj në afat prej 3 (tre) muajve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në komunikatë.
Bëhet e ditur se gjykata në harmoni me nenin 62 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës KPRK, të akuzuarve R.I. dhe B.G. iu shqipton dënim plotësues “Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, në kohëzgjatje prej 2 vite, pas ekzekutimit (vuajtjes) së dënimit.