Home Ballina LVV-ja proceson kërkesën për të rishikuar vendim e shpenzimeve mujore të deputetëve

LVV-ja proceson kërkesën për të rishikuar vendim e shpenzimeve mujore të deputetëve

0

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka proceduar kërkesë zyrtare për Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, që të autorizohet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere për të rishikuar vendimin për caktimin e lartësisë së kompensimit të deputetit për kompensimin e shpenzimeve mujore.

Ky vendin e VV-së, erdhi pas presionit publik dhe mediatik ku u publikuan shifrat e larta të deputetëve të Kuvendit të Kosovës që u kompenzuan për të udhëtuar në punë.

Madje, grupi parlamentar i LVV-së hoqi dorë nga kompensimi për shpenzimet e udhëtimit për në seanca dhe komisione.

“Po ashtu deputetët e LV-së deri në rregullimin me vendim të çështjes së kompensimeve kanë hequr dorë nga kompensimi për shpenzimet e udhëtimit, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisione, ndërsa shprehemi të gatshëm të kontribuojmë në përmbajtjen e vendimit të ri për lartësinë e kompenzimit të deputetëve”, thuhet në njoftim.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=311727817660142&id=100064687781495

Exit mobile version