Home Ballina Blerta Deliu: Presidente, dil e tregoju qytetarëve të Kosovës se ju nuk i përfaqësoni më interesat e tyre

Blerta Deliu: Presidente, dil e tregoju qytetarëve të Kosovës se ju nuk i përfaqësoni më interesat e tyre

0

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani, pse ajo po hesht, pas shtrenjtimit të energjisë elektrike, shkruan Scanner.

“Presidente, dil e tregoju qytetarëve të Kosovës se ju nuk i përfaqësoni më interesat e tyre dhe nuk e ngrisni zërin ndaj padrejtësive që po u bëhen atyre”, shkruan Deliu.

Postimi i plotë:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën kur po u shtrenjtohet energjia elektrike qytetarëve të Kosovës nga Qeveria Kurti dhe vartësit e tij, ka zgjedhur heshtjen.

Presidente, dil e tregoju qytetarëve të Kosovës se ju nuk i përfaqësoni më interesat e tyre dhe nuk e ngrisni zërin ndaj padrejtësive që po u bëhen atyre.

Presidente, dil e thuaje një arsye pse po heshtë përballë padrejtësive që Qeveria e partnerit tënd qeverisës Albin Kurti po u bënë qytetarëve.

Presidente, përgjigju se tarifat e reja a e cenojnë parimin e përballueshmërisë?

Presidente, qytetarët të kanë votuar për shkak të “guximit” që ke shfaqur për të kundërshtuar vendimet e padrejta ndaj tyre, prandaj, merre guximin e dil shpjegoju qytetarëve arsyen e heshtjes tënde.

Exit mobile version