Llapi ka arritur të marrë fitore ndaj Dritës, në kuadër të xhiros 29 në Superligën e Kosovës.
Llapjanët kanë mposhtur me rezultat minimal 1:0 ekipin e Gjilanit.
Drita kështu bënë një hap prapa në garën për titull, pasi u mposht nga Llapi.
Golin e epërsisë dhe të vetëm e shënoi Balde në portën e tij.
Pas golit u krijuan raste nga të dy ekipet, por pjesa e parë u mbyll me atë rezultat.
Edhe pjesa e dytë kishte raste nga të dy ekipet, por gola nuk u realizuan.
Drita kishin mundësi të barazonin, por humbën disa raste shënimi.
Pas kësaj fitore Llapi qëndron në vendin e katërt me 47 pikë, ndërsa Drita në vendin e tretë me 52 pikë. /Lajmi.net/