Ballkani ka arritur të marrë fitore në ndeshjen e xhiros 29, ndaj Prishtinës.
Ekipi nga Suhareka ka marrë fitore ndaj kryeqytetasve me rezultat 2:0.
Kjo ishte një ndeshje mjaft e rëndësishme për të dy skuadrat, por që Ballkani arriti ta fitojë.
Ballkanit iu deshën pikët e plota, pasi kërkon të përforcojë edhe më shumë vendin e parë, ndërsa Prishtina kishte nevojë për fitore që të ngjitej në Top4.
Fillimisht u zhvillua një lojë e barabartë, por më të saktë me konkretizime u treguan vendasit.
Ishte minuta e 35` kur Ballkani kaloi në epërsi me anë të Baftiut.
Pas vetëm katër minutash nga goli i epërsisë, ekipi i Suharekës dyfishuan rezultatin me anë të Ermal Krasniqit.
Kështu pjesa e parë u mbyll me fitore 2:0 të ekipit vendas.
Pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjtë, e baraspeshuar nga të dy skuadrat.
Kryeqytetasit po kërkonin golin për të ngushtuar epërsinë, por nuk krijonin raste konkrete për gol.
Ndërsa, Ballkani kishin mundësit për të shënuar edhe golin e tretë, por nuk u treguan të saktë.
Pas kësaj fitore Ballkani shkon me hapa të sigurt drejt titullit, në vendin e parë me 63 pikë, ndërsa Prishtina mbetet në vendin e pestë me 38 gjithsej.