![Lladrovci: Korrotica dhe Drenasi, po ju pret për Stadiumin nacional Lladrovci: Korrotica dhe Drenasi, po ju pret për Stadiumin nacional](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/09/Screenshot_20220930-230631_Facebook.jpg)
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se “ndërtimi i Stadiumit nacional, nuk është çështje e vogël”.
Sipas Lladrovcit, Stadiumi nacional do të ishte portë triumfale për Kombëtaren e Kosovës që është krenari e jona.
“Stadiumi nacional do të ishte motiv shtesë për fitoret e reja të shqiponjave tona!
Respekt kryetar Ademi, Korrotica dhe Drenasi, po ju pret për Stadiumin nacional!”, ka deklaruar ai.