![Besa Ismaili kërkon reagime të ashpra kolektive ndaj rasteve të sulmeve seksuale Besa Ismaili kërkon reagime të ashpra kolektive ndaj rasteve të sulmeve seksuale](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/09/besa.jpg)
Anëtarja e PDK-së, Besa Ismaili, ka raguar për sulmin seksual, që ndodhi sonte në Pejë, shkruan Scanner.
“Këto sjellje nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe nuk përfaqësojnë atë që ne synojmë të jemi dhe të kemi në mesin tonë”, shkruan ajo.
Reagimi i plotë:
E indinjuar tejmase nga sulmi seksual dhe i dhunshëm që pamë sot!
Të gjitha format e ngacmimit seksual janë krejtësisht të papranueshme! Këto sjellje nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe nuk përfaqësojnë atë që ne synojmë të jemi dhe të kemi në mesin tonë.
Tolerancë zero dhe reagime të ashpra kudo!
Duhet të jetë prioriteti ynë kolektiv për të parandaluar këtë sjellje të neveritshme, të pështira dhe për të mbështetur viktimat e sulmeve suksuale .
Ne duhet të sigurojmë që rasteve të ngacmimeve seksuale t’u përgjigjemi shpejt, ashpër ndaj sulmuesve dhe në mënyrë efektive të ofrojmë siguri dhe mbrojtje për viktimat.