Home Lajme Latifi: Edhe Bosnja ka me ec tutje në integrim, ne kemi me mbetë prapa

Latifi: Edhe Bosnja ka me ec tutje në integrim, ne kemi me mbetë prapa

0

Profesori Blerim Latifi thotë se sipas këtyre hapave që Kosova po shkon sa i përket politikës së jashtme, atëherë vendi ynë do të mbesë shumë prapa për integrim evropian.

Latifi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se edhe Bosnja e Hercegovina do të integrohet në Bashkimin Evropian para Kosovës.

“Unë e konsideroj se të gjitha përpjekjet e politikës kosovare duhet të bëhen në atë drejtim, që ta mundësojnë një presion më të madh të BE e posaçërisht të SHBA që procesi i dialogut me Serbinë të ringjallet. Nëse duam që të zhbllokohemi, se nëse vazhdojmë me këtë mënyrë të trajtimit të kësaj çështje, unë shumë jam i bindur që do të krijohet një shpejtësi e katërt e integrimit. Shqipëria e Maqedonia kanë me ec tutje, ka me ec tutje edhe Bosnja e Hercegovina e ne kemi me mbet shumë prapa”, tha Latifi.

Sipas tij, fuqizimi i shtetësisë së Kosovës, sidomos në politikën e jashtme është bërë i varur nga zhvillimet që po ndodhin në dialogun me Serbinë.

Exit mobile version