Home Rozë Këtë model rroba banjosh e kanë përqafuar të gjitha vajzat e showbiz-it

Këtë model rroba banjosh e kanë përqafuar të gjitha vajzat e showbiz-it

0
Këtë model rroba banjosh e kanë përqafuar të gjitha vajzat e showbiz-it

Zgjedhja e rrobave të duhura të plazhit mund të jetë paksa e vështirë, teksa ngjyrat, modelet dhe kombinimet e shumëllojshme kanë pushtuar industrinë e modës.

Duket se është pikërisht një model që nuk del asnjëherë nga moda dhe yjet e showbiz-it tonë e kanë përqafuar atë.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturat ‘body’ dhe janë pikërisht të zeza ato që kanë preferuar bukuroshet e showbiz-it tonë.

Herë të thjeshta e herë shoqëruar me një rrip, këto duket se janë rrabo banjot perfekte për këto ditë të nxehta.

Sa në pishinë, aq edhe në plazh ky stil rroba banjosh duket i përsosur. Modelet janë nga më të ndryshmet me lidhëse të shumëllojshme në pjesën e parme, atë të pasme apo edhe në pjesën e qafës.

Top Albania Radio shkruan se të tjera bukuroshe s i Jonida Maliqi, Enca Haxhia apo Sheila Haxhiraj nuk i kanë rezistuar këtij modeli.

Po ju çfarë po prisni ende?! Nëse nuk e kishit vendosur deri tani se çfarë modeli rroba banjosh do përzgjidhni për këtë verë, tashmë e keni përgjigjen.

Exit mobile version