Në Kuvendin e Republikës së Kosovës po mbahet seancë plenare.
Megjithatë, pjesëmarrja e deputetëve në këtë seancë, sot duket të jetë e vogël, vetëm gjysma e tyre.
Në mungesë të kuorumit, po mbahen diskutime për tema të ndryshme.
Ka qenë pikërisht i pari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili ka shfrytëzuar këtë kohë për të treguar batuta.
“Mbasi jemi tu nejtë, a t’jau tregoj ni batutë? Ni batutë për Ismetin po jau tregoj. Ni gru në moshë e thërret dikënd këtu prej deputetëve, familjar, edhe i thotë: Çka është puna e qatij Bajrush Xhemailit, herë po ulet atje, herë të kryetari?” ishte batuta e Konjufcës, duke vënë në pah ngjashmëritë në pamje mes Bajrush Xhemailit dhe Ismet Krasniqit.