Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka akuzuar Qeverinë Kurti për krizën e rëndë ekonomike që ka kapluar Kosovën.
Me anë të një postimi në Facebook, Kastrati ka thënë se edhe nëse çmimi i vajit shkon 10 euro, Kurti nuk do t’i rrisë rrogat duke u arsyetuar me luftën në Ukrainë dhe ofertën e tij të fushatës për “punë e drejtësi”.
Ai thotë se Qeveria ka pasur zero investime kapitale dhe zero investime të huaja.
Kastrati shton se nipat dhe mbesat e ministrave janë rehatuar nëpër punë të ndryshme dhe kjo nuk nënkupton drejtësi.
“Këto janë deklarata BAJATE, të gërrditshme, kontradiktore e demagogjike”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Kastratit:
DIKUSH ME BARKUN THATË ENDE PO I GËLLTIT ME ZOR MASHTRIMET E RRENAT E KURTIT!
Ky Kurti po thotë se nuk ka ardhë në pushtet me premtime për rritje pagash por me premtimin për punë e drejtësi.
Pra, po i bie se nëse çmimi i vajit shkon në 10 euro litra ky nuk i rrit rrogat duke u arsyetuar me luftën në Ukrainë dhe “ofertën” e tij për punë e drejtësi (edhe pse qeveria ka buxhet të mjaftueshëm)!
CILAT PUNËSIME???
* Zero investime kapitale e ZERO investime të huaja , rrjedhimisht i bie asnjë vend i ri i punës;
PËR ÇFARË DREJTËSIE PO FLASIM???
* Jaranat te Liburni i sosin tenderat. ÇFARË DREJTËSIE!
* Baba në komision e interviston dhe e fut djalin e vet në punë në KEK. ÇFARË DREJTËSIE!
* Nipat e mbesat e motrat e ministrave u rehatuan nëpër punë të ndryshme. ÇFARË DREJTËSIE!
* Zv/ministrja i jep tender kunatës. ÇFARË DREJTËSIE!
* Ministri i Kulturës i jep tender organizatës që e ka themelu vet. ÇFARË DREJTËSIE!
* Ministria e Gërvallës paguan 13.000 euro dënim për burrin e Vjosa Osmanit dhe mbron afera 600.000 euro të Martin Berishës. ÇFARË DREJTËSIE!
* Aktivistët e VV-së që kanë rrotulluar kamiona të Serbisë janë nëpër burgje, kurse këto ditë Serbia e ka PUSHTUAR Kosovën me rekord eksporti të mallërave të saj. ÇFARË DREJTËSIE ! ….ETJ, ETJ, ETJ
Këto janë deklarata BAJATE, të gërrditshme, kontradiktore e demagogjike!
Një situatë të tillë deprimuese e kaosi (në aspektin ekonomik) për jetën e qytetarëve nuk kishin ditë me realizu as Rusia e Serbia.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=543164764479021&id=100063565067362