Home Ballina Kuvendi me rezolutë për zhvillimet Ukrainë – Rusi

Kuvendi me rezolutë për zhvillimet Ukrainë – Rusi

0

Shefja e grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari- Lila, ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se të gjitha grupet parlamentare janë duke u koordinuar për të nxjerr një rezolutë në Kuvendi në Kosovës e që ka të bëjë me zhvillimet në Ukrainë dhe që lidhet me rreshtimin e shteteve përkrah aleatëve dhe atyre që janë kundër BE-së dhe NATO-s për luftën në Ukrainë, duke aluduar këtu për Serbinë. 

“Janë dy propozime njëra e GP të AAK që të diskutohet për sigurinë por edhe një propozim i GP të LVV që si Kuvend i Kosovës të unifikuar të nxjerrim një rezolutë që ka të bëjë e që duhet të jetë shumë e qartë për dallimin e shteteve që janë rreshtuar përkrah BE dhe NATO dhe atyre shteteve që refuzuan një gjë të tillë e siç është Serbia”, ka thënë Kusari Lila.

Ndryshe, sot është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit , ku është diskutuar edhe mbajtja e një seance, pas situatës në Ukrainë./Scanner/

Exit mobile version